Kur policia angleze shkoi në banesën e tij në Liverpool pas informacioneve për një shtëpi hashashi, 32-vjeçari shqiptar Etmond Lika u ngjit në çatinë e ndërtesës.
Është kjo foto ikonike e këtij momenti, teksa një oficer policie po e kërkonte për ta kapur dhe shqiptari ishte fshehur mbi çatinë e shtëpisë.
Në fund 32-vjeçari u arrestua dhe u dënua nga gjykata me 2 vite e 4 muaj burg për prodhim kanabisi.
Policia britanike kishte marrë informacione se në banesën e tij kultivohej hashash. Kishte qenë një bravandreqës ai i cili zbuloi rastin pasi vuri re instalime për të cilat dyshonte se mund të përdoreshin për kanabis. E për këtë arsye ai lajmëroi policinë.
Brenda apartamentit policia gjeti 200 bimë narkotike kanabis sativa.