Pekin, Kinë
Modelet veshin krijime nga koleksioni i pranverës/verë të Xiong gjatë javës së modës në Kinë. Fotografia: AFP / Getty Images
Temara, Marok
Papa Françesku bekon njerëzit e mbërritur në Qendrën Rurale për Shërbimet Sociale në jug të Rabatit, si pjesë e një vizite dy-ditore në vend.
Fotografia: AFP/Getty Images
Stamboll, Turqi
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i rrethuar nga votuesit, teksa po largohej nga qendra e votimit gjatë zgjedhjeve lokale. Votimi do të jetë një barometër për qeverisjen, duke pasur parasysh inflacionin e lartë të vendit dhe rritjen e papunësisë.
Fotografia: Bülent Kılıç/AFP/Getty Images
Paris, Francë
Një kolazh nga artisti JR është zbuluar në oborrin e Luvrit për të shënuar 30 vjetorin e piramidës prej xhami. Qindra vullnetarë punuan në skuadra prej 50-vetësh duke shpenzuar katër ditë duke bashkuar letrat ngjitëse e duke krijuar një mozaik gjigant rreth strukturës.
Fotografia: JR-ART.net/AFP/Getty Images
Kiev, Ukrainë
Komediani dhe kryesuesi i zgjedhjeve presidenciale të vendit, Volodimir Zelenskiy, arrin në një qendër votimi.
Fotografia: Emilio Morenatti/AP
Hong Kong
Demonstruesit marshojnë në protestë kundër planeve të qeverisë për të miratuar ekstradimet me Kinën kontinentale, Taivanin dhe Makaun. Kritikët kanë frikë se çdo marrëveshje ekstradimi mund t’i linte të dyja figurat e biznesit dhe disidentët në Hong Kong të cenueshëm nga gjykatat e Kinës.
Fotografia: Dale de la Rey/AFP/Getty Images
Karakas, Venezuela
Një person ecën nëpër rrugët e një lagjeje gjatë një blackout elektrik në kryeqytet. As qeveria e Nicolás Maduro e as Korporata Energjetike në pronësi shtetërore nuk kanë dhënë një shpjegim për ndërprerjen e fundit kombëtare, e cila ka zgjatur më shumë se 24 orë.
Fotografia: Miguel Gutiérrez/EPA
Bratislavë, Sllovaki
Presidenti Andrej Kiska, përgëzon Zuzana Caputova pas fitores së saj në zgjedhjet presidenciale. Kaputova, një avokate, mundi kandidatin e partisë në pushtet në balotazh për t’u bërë presidentja e parë femër e Sllovakisë.
Fotografia: Joe Klamar/AFP/Getty Images
Le Conquet, France
Një telefon Garfield lahet në plazh. Për më shumë se 30 vjet, telefonat plastikë në formën e maceve të filmave vizatimorë janë larë në plazhet franceze. Misteri është zgjidhur tani, pasi një kontenier anijeje, i cili humbi në një stuhi në vitet 1980, u zbulua në një shpellë detare.
Fotografia: Fred Tanneau/AFP/Getty Images
Stamboll, Turqi
Zjarrfikësit ndihmojnë të nxirrnin nga makina një person pasi shoferi kish humbur kontrollin dhe automjeti ra në një hendek midis një muri mbajtës dhe një ndërtese.
Fotografia: Anadolu Agency/Getty Images
Jokohama, Japoni
Njerëz që admirojnë lulet e qershisë ndërsa marrin pjesë në ceremoninë e çajit në barkë përgjatë lumit, në lulëzimin vjetor.
Fotografia: Shuji Kajiyama/AP
York, Britani
Një asistent i galerisë i pasqyruar në një kabinet të ekspozuar, para një pune nga artistja Emma Stibbon, pjesë e ekspozitës që u hap këtë fundjavë në York Art Gallery.
Fotografia: Danny Lawson/PA
Edinburg, Skoci
Michelle Keenan nxjerr në pah tatuazhin e saj të çmendur në konventën skoceze të tatuazhit në Corn Exchange. Ngjarja pati pjesëmarrjen e 200 artistëve tatuazhistë.
Fotografia: Andrew Milligan/PA
Hjuston, SHBA
Kandidati demokrat për president dhe ish-kongresisti i Teksasit, Beto O’Rourke flet në një tubim elektoral.
Fotografia: David J Phillip/AP
Los Angeles, SHBA
Beyoncé përshëndet audiencën pasi u emërua si Artistja e Vitit në çmimet e Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë (NAACP).
Fotografia: Michael Buckner/Variety/REX/Shutterstock
Moskë, Rusi
Njerëz të mbledhur në Sheshin e Kuq si pjesë e fushatës mjedisore të Orës së Tokës 2019.
Fotografia: TASS/Barcroft Images