Këto foto që të thyejnë zemrën tregojnë momentin kur një kangur i lutet për ndihmë një njeriu pas zjarreve shkatërruese në Australi.
Kanguri ka pësuar djegie të mëdha në të gjithë trupin përpara se një adoleshent ti jepte ujë.
Ndërkohë që videot e trishtuara dhe fotot e kafshëve të shkatërruara në zjarret e Australisë po përhapen në mediat sociale.
Profesori Chris Dickman, një ekspert për biodiversitetin në Sidnej, tha që bëhej fjalë për 480 milion kafshë të ngordhura.
Shifrat bazohen në një raport që ai shkroi në bashkëpunim me ekspertë të tjerë në 2007 për World Wide Fund Nature. Në atë kohë, në zonën e Uellsit të Ri Jugor kishte 17.5 gjitarë, 20,7 zogj dhe 129.5 zvarranikë për hektar.
Këta numra u shumëzuan me madhësinë e zonës që përfshiu zjarri. Ata vlerësuan se rreth tre milion hektarë Uellsi i Ri Jugor u dogjën dhjetë ditë më parë, e 480 milion gjitarë, zogj dhe zvarranikë u përzhitën nga zjarri.
Ekspertët janë të shqetësuar se disa specie bimore dhe shtazore janë zhdukur për shkak të zjarreve. Kangurët kanë shansin më të lartë për të mbijetuar sepse janë të mëdhenj dhe të më shpejtë, ndërsa koalat janë më të prekshme sepse janë të vegjël dhe të ngadaltë. Ata ushqehen me gjethe të eukaliptit që përmbajnë vaj shumë të ndezshëm dhe kështu rrezikohen më tej.
Ekzistojnë shqetësime të vërteta se specie të tëra bimësh dhe kafshësh janë shkatërruar pas zbulimit se afro 500 milion kafshë kanë ngordhur që nga fillimi i zjarreve.
Rreth 8,000 koala janë shuar, që është një e treta e këtyre kafshëve, ku Australia është shtëpia tyre.
Më shumë se 5 milion hektarë janë djegur deri më tani, dhe zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë Australinë. Është për të ardhur keq gjatë gjithë historisë që, edhe në Science for Life Ëild, nuk ka asnjë procedurë dhe protokoll për kushte të tilla, kështu që nuk dihet ende se ku mund të merren me kafshët dhe si do të ndihmohen.
Ministrja e Mjedisit Sussan Ley tha se numri i saktë i kafshëve të ngordhura nuk do të dihej derisa zjarret të kishin mbaruar.
“Shpresojmë që kjo histori e trishtuar të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.