“Ka diçka që nuk shkon”. Sipas Matteo Bassetti, drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive të spitalit San Martino në Xhenova, ose numrat e autoriteteve italiane mbi të prekurit dhe vdekjet nga koronavirusi janë mbivlerësuar, ose dikush në Evropë është duke gënjyer. Dhe ky “dikush” duhet të jetë qeveria e Parisit ose e Berlinit.
“Kam turp për ata që po japin të dhënat dhe që Italia po del më e keqja në Evropë. Si është e mundur? Nëse shikoj vendet e tjera si Franca dhe Gjermania ka diçka të gabuar me numrin e vdekjeve.
Ka diçka që nuk më korrespondon. Ose të dhënat tona janë mbivlerësuar, d.m.th., ne kemi futur në llogaritjen e vdekjeve të koronavirusit edhe ata që nuk kanë vdekur nga kjo ose Franca dhe Gjermania nuk tregojnë të vërtetën” – thotë ai.
Në Francë ka 285 raste të infektuar dhe 4 vdekje të regjistruara. Eksperti thotë se ishte e nxituar dhe e ekzagjeruar nga qeveria italiane mbyllja e shkollave.