Këtë të hënë, Franca dhe Gjermania kanë rihapur dy nga njëmbëdhjetë pikat e mbyllura të kufijve, ndërsa vijojnë kontrollet e rastësishme për të parandaluar përhapjen e mëtjeshme të coronavirusit.
Sipas një deklarate të shkruar kjo lëvizje u ndërmorr pasi ministri i Brendshëm i rajonit të Baden-Wuerttember në Gjermani, Thomas Strobl, pati disa “diskutimesh intensive me miqtë francezë”.
Gjermania i mbylli kufijtë me Francën pas njoftimit të disa mjekëve se në epiqendrën e koronavirusit në Francë sistemi shëndetësor ishte afër kolapsit.
Por të hënën disa qytetarë u vëzhguan teksa ecnin në kryqëzimin e vogël në lumin Rhine midis qytetit të Wintersberg në Gjermani dhe Beinheim në Francë. Shumica e tyre kishin veshur maska mbrojtëse.
Haydee Kronimus, një gjermane që jeton në Francë prej 20 vitesh, tha se e mbështeste qasjen strikte të Francës për të parandaluar përhapjen e virusit dhe një tjetër gjerman, i cili mbante veshur një maskë mbrojtëse, Karl-Heinz Drosten, tha se kufizimet duhet të vazhdonin “të paktën deri në fund të vitit”.
Ndërkaq kancelarja gjermane Angela Merkel, së fundmi paralajmëroi se lehtësimi i parakohshëm i masave kufizuese mund të rezultojë në rishfaqje të infektimeve dhe në rivendosjen e këtyre masave që kanë dëmtuar rëndë ekonominë.