Aktualitet Kush janë dy shqiptarët e arrestuar pjesë e grupit kriminal të lidhur...

Kush janë dy shqiptarët e arrestuar pjesë e grupit kriminal të lidhur me Cosa Nostra

Midis 25 personave të arrestuar si pjesë e një grupi kriminal në Catania janë edhe dy shqiptarë.

Operacioni i koduar “Këpucë”, përfundoi me arrestimin e të shqiptarëve Klodian Shkreka dhe Rudolf Sotiri.

Operacioni mori një emër të tillë, pasi trafikantët përdorin si kode emrin e kompanive të famshme të këpucëve për të komunikuar sasitë e kokainës.

Hetimi nisi në janar të vitit 2017, ku gjatë kësaj periudhe u arrestuan subjekte të ndryshme dhe u kapën sasi të shuma droge.

Kështu, janë sekuestruar mbi 4 kg kokainë, 52 kg marijuanë dhe rreth 25 kg hashash. Droga e sekuestruar, e destinuar për tregun në Siçili lindore, do të kishte dhënë 2.5 milion euro për strukturën kriminale të zonës.

Operacioni i sotëm ka bërë të mundur gjurmimin e trafikimit kriminal të kryer nga dy grupe të armatosura që synonin trafikun e drogës, njëri prej të cilave kishte lidhje me Cosa Nostra, duke shpërndarë një pjesë të të ardhurave të paligjshme familjeve të të burgosurve.