Sport Franca është Brazili i ri, 4 finale në 7 edicione: Mbappe kaloi...

Franca është Brazili i ri, 4 finale në 7 edicione: Mbappe kaloi Pelé, ndërsa Deschamps synon rekordin e Pozzo

24 vjet më parë, me suksesin e parë në Botërorin e organizuar në shtëpi Franca filloi dominimin në futbollin ndërkombëtar. Atëherë, Les Bleus u imponuan 3-0 ndaj Brazilit. Në pritje të finales kundër Argjentinës dhe duke i hedhur një sy skuadrës së Deschamps, duket se ky dominim mund të zgjasë edhe për shumë vite të tjera. Katër finale në shtatë edicionet e fundit të Kupës së Botës (1998, 2006, 2018 dhe 2022).

Duket sikur atë natë në Paris në 1998 Franca i hoqi Brazilit rolin e kombëtares mbretëreshë.

E atë natë në fushë, me shiritin e kapitenit në krah, ishte edhe Didier Deschamps. Falë suksesit kundër Marokut ai u bë trajneri i katërt i aftë për të shkuar në dy finale radhazi të Kupës së Botës. Arritjen e kishin bërë më parë Vittorio Pozzo (me Italinë, 1934 dhe 1938). U deshën mbi 50 vjet që historia të përsëritej me Carlos Bilardo (me Argjentinën, 1986 dhe 1990) dhe Franz Beckenbauer (me Gjermaninë, 1986 dhe 1990). Deschamps tani synon rekordin e trajnerit italian, i vetmi që i fitoi të dy finalet.

Ish-mesfushori i Juventusit, duke fituar ndaj Argjentinës, do të arrinte edhe dy legjenda si Pelé. Legjenda braziliane ka fituar 3 si lojtar,  Zagallo dy si lojtar dhe një si trajner. Nëse Deschamps ja del, do t bënte 3: dy si trajner e një si lojtar.

REKORDET E VENDOSURA DHE ATO NË LOJË…

Megjithatë, është dikush te Franca që e ka kaluar tashmë legjendën e Pele. Kylian Mbappé në Katar është bërë lojtari që në moshën 24-vjeçare ka shënuar më shumë gola në një Botëror. Francezi ka realizuar 9 kundër 7 të brazilianit. Sulmuesi tani mund të synojë rekordin e Miroslav Klose, golashënuesi më i mirë ndonjëherë në Kupën e Botës me 16 gola.

Sigurisht, rekordi që i intereson më shumë Mbappe është ende i Pele. Braziliani është i vetmi lojtar, të paktën deri të dielën, i aftë të fitojë dy Botëror në moshën 24 vjeçare.

Duke folur për rekordet, kuptohet edhe lidhja shumë e ngushtë që duket se ekziston mes Francës 1998 dhe asaj sot.

Familja Thuram meriton një përmendje të veçantë. Lilian (dy herë, në ’98 dhe në 2006) dhe Marcus janë në fakt dyshja e parë baba-bir në histori, që arrijnë finalen e Kupës së Botës. Në rast fitoreje franceze padyshim do të ishin edhe dyshja e vetme babë-bir që do të shpalleshin kampionë bote.