Kryesore Dokumentar për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, Yuri Kim: Lidhja mes nesh kapërcen çdo udhëheqës....

Dokumentar për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, Yuri Kim: Lidhja mes nesh kapërcen çdo udhëheqës. Mungon Rama

Ambasada amerikane në Tiranë organizoi mbrëmjen e të mërkurës shfaqjen e një dokumentari të veçantë që përkujton historinë e marrëdhënies mes dy vendeve me rast 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara

Midis të ftuarve ishin zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, politikanë, akademikë, sipërmarrës, përfaqësues fetarë, ushtarakë, media, shoqëri civile dhe të rinj. Në albumin e shpërndarë nga ambasada amerikane në rrjetet sociale, duket së në takim nuk ishte kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka pasur replika të forta (jo në mënyrë të drejtpërdrejtë) me ambasadoren Kim për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Ndërkohë, ra në sy prania e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, si mbështetëses së Bashës, Jorida Tabaku. Por asnjë nga deputetë të Rithemelimit.

ambasadorja amerikane Yuri Kim qëndronte në krah të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla gjatë shfaqjes së dokumentarit.

“Shpresoj të bindeni edhe më shumë se lidhja mes vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë. Është një lidhje që kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Është një lidhje mes dy popujve me besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi. Është një lidhje që nuk mund të thyhet”, thotë në dokumentar ambasadorja Yuri Kim që qëndroi në krah të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla gjatë shfaqjes së dokumentarit.