Franca bind në ndeshjen e parë të grupit D, duke triumfuar 4-1 ndaj Australisë.
Një ndeshje e cila nisi në malore për Kampionët e Botës, kjo për faktin se Australia realizoi fillimisht me Goodwin pas 9 minutash lojë. Një moment i cili detyroi edhe trajnerin Deschamps të kryente zëvendësimin e parë pas dëmtimit të Lucas Hernandez.
Një gol i cili vendosi në lëvizje mekanizmat e Francës dhe goli i barazimit erdhi në minutën e 27-të me autorë Adrien Rabiot.
Mesfushori ishte protagonist absolut edhe në golin e dytë, të përmbysjes në minutën e 32-të me autorë Giroud që shfrytëzoi pasimin e Rabiot.
2-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë foli i gjithi për francezët përsëri, të cilët nuk dhuruan asgjë dhe për më tepër u argëtuan më shumë.
Mbappe shënoi golin e tretë në minutën e 68-të, ndërsa sulmuesi dhuroi edhe pasimin final në golin e katërt me autorë Giroud.
Sulmuesi i Milanit shënoi dhe festoi me lot gëzimi, pasi për të ishte goli numër 51 me Francën në ndeshjen numër 115-të, duke barazuar kështu legjendën Thiery Henry në listën e golashënuesve.
Kampionët e Botës e nisin mirë këtë edicion të Kupës së Botës, Katar 2022 dhe marrin kryesimin e grupit me pikë të plota, ndërsa pas tyre renditet Danimarka dhe Tunizia me 1 pikë, ndërsa Australia pozicionohet në vendin e fundit pa pikë.