Autoritetet franceze i kanë hapur rrugë ekstradimit të Behar Bajrit drejt Shqipërisë, teksa ai pritet të mbërrijë në Tiranë gjatë ditës së sotme.
Behar Bajri, i njohur edhe me mbiemrin Brajoviq, u arrestua në Paris në muajin Shtator dhe mësohet se ai fshihej atje që prej lëshimit të urdhër-arrestit.
43-vjeçari akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ishte organizator në vrasjen e shtetasit Gjin Boriçi në Shkodër. Gjithashtu në plagosjen e shtetasit Taulant Pepaj, dhe në përgatitjen e planeve për atentate që nuk u realizuan në 3 raste.
Ngjarjet u zbardhën nga komunikimet enkriptuara në rrjetin Sky, të sjella në Shqipëri nga autoritetet franceze, ku Behar Bajri rezulton në dhjetëra komunikime me biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe disa të tjerë, teksa flasin për ngjarjet kriminale.