Politika Qeveria ratifikon marrëveshjen me Italinë për emigrantët, projektligji do t’i kalojë Parlamentit

Qeveria ratifikon marrëveshjen me Italinë për emigrantët, projektligji do t’i kalojë Parlamentit

Qeveria Shqiptare ka ratifikuar marrëveshjen me Qeverinë Italiane për ngritjen e një kampi për emigrantët në Shëngjin.

Qeveria e ka miratuar këtë projektligj dhe tashmë do t’i kalojë Parlamentit për votim.

Sipas marrëveshjes të firmosur nga kryeministrat Rama dhe Meloni, Shqipëria do të marrë jo më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj të cilët kërkojnë azil në Itali. Këta emigrantë, sipas marrëveshjes, do të vendosen në një kamp në Shëngjin në pritje të shqyrtimit nga Italia të kërkesave për azil.

Qeveria italiane do të paguajë çdo shpenzim që lidhet me transportin e migrantëve, qëndrimin e tyre, kujdesin shëndetësor, ushqimin si dhe sigurinë brenda kampit ku autoritetet që do të drejtojnë do të jetë italianë.

Siguria jashtë kampit do të jetë e autoriteteve policisë dhe Forcave të Armatosura Shqiptare që do t’ju njihet dhe paguhet çdo kosto shtesë gjatë shërbimit.