Dioksidi i titanit nuk do të lejohet në asnjë ushqim në Francë që nga viti i ardhshëm.
Titaniumi, i cili është përbërës në disa ushqime si çamçakëzi, çokollatë dhe salcat të paketuara, nuk do të lejohen të përdoren në Francë që nga viti i ardhshëm. Kjo vjen pas një hetimi në lidhje me këtë përbërës në vitin 2017, i cili sipas studiuesve është një përbërës i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Ky kimikat i njohur si E171 që dyshohet se shkakton kancer sipas studimit të bërë tek disa kafshë, kalon nga muri i zorrëve në mushkrit dhe mëlçi.
Ndonëse zyrtarët e qeverisë në Britani pretendojnë se E171 nuk është “shqetësuese” dhe nuk është planifikuar asnjë ndalim në Mbretërinë e Bashkuar. E171, gjithashtu shtohet shpesh në ëmbëlsira dhe krem çokollate. Instituti Kombëtar i Francës për Kërkime Bujqësore ishte i pari që ngriti frikën që E171 mund të ketë efekte të dëmshme, raporton Reuters. Në një studim të bërë tek minjtë u zbulua se rreziku i tyre u shtua me 40 përqind pasi atyre iu është dhënë për 100 ditë titan. Pas studimit u zbulua se E171 dëmton zorrët dhe lejon bakteret e dëmshme që hynë në sistemin tonë të tretjes dhe parandalojnë thithjen e ushqyesve.
Agjencia për Shëndetin dhe Sigurinë AMSES kërkoi studime më të detajuara për këto përbërës. Dhe përfundimi ishte se ka një mungesë të dhënash shkencore që provon se ky përbërës është i sigurte për njerëzit, u njoftua dje në një deklaratë të përbashkët të ministrive franceze të ekonomisë dhe mjedisit.
Ndërsa sipas France 24 thuhet se dy ministritë kanë një dekret që nga 1 janari që pezullon shitjen e produkteve ushqimore që përmbajnë dioksid titaniumi nga 1 janari është nënshkruar dhe do të publikohet së shpejti. Ata theksojnë se kjo është ‘si masë paraprake’ dhe rekomandohet që prodhuesit e ushqimit të përdorin ‘alternativa të njohura’.