Francezët janë paralajmëruar të ndalojnë së puthurit me njëri-tjetrin në përpjekje për të kontrolluar epideminë e koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran u ka bërë thirrje njerëzve të shmangin puthjen në të dy faqet, apo puthjet në buzë me partnerët.
Ai i tha një konferencë për media se qeveria u këshillonte qytetarëve shmangien e kontakteve fizike. “Kjo përfshin edhe praktikën e puthjes”, tha ai.
“Virusi po qarkullon në territorin tonë dhe ne tani duhet ta ngadalësojmë përhapjen e tij”, shtoi Véran, i cili tha se kishte gjithsej 73 raste të regjistruara në Francë, përfshirë dy vdekje, dhe 59 njerëz në spital që nga e diela.
Një 60-vjeçar francez vdiq në Paris të mërkurën, ndërsa një turist kinez 80-vjeçar vdiq në Francë në Ditën e Shën Valentinit.
Qeveria franceze ka pranuar se do ta ketë të vështirë të monitorojë puthjet në jetën personale, por organet shëndetësore tashmë kanë filluar të publikojnë këshilla për qytetarët.
“Saica Pack”, një fabrikë që prodhues qese kartoni në jug perëndim të Parisit, ka vënë një tabelë ku këshillon punonjësit mos të përshëndeten duke u puthur në dy faqet.