Franca zbut kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë. Prej 25 Qershorit lejohen të udhëtojnë edhe qytetarët e pavaksinuar për Covid-19, mjaft që të kenë një test PCR të 72 orëve të fundit ose test të shpejtë të antigenit.
Pas Spanjës, Austri, Hollanës dhe Hungri edhe Franca e kaloi Shqipërinë në listën jeshile të vendeve me rrezik shumë të ulët infektimi.
Kush është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në Francë, ndërsa vaksinat e tjera, ende nuk njihen.