Në Francë, edhe trupa e baletit të operas së Parisit i është bashkuar protestave të javëve të fundit kundër reformës së pensioneve.
Me hap balerinësh, trupa ka manifestuar para hyrjes së teatrit nën tingujt e Liqenit të Mjellmave, të Cajkovskit.
Në sfond, pankarta të mëdha ku shkruhej: Opera e Parisit është në grevë dhe Kultura është në rrezik.
Shfaqja-protestë u ndoq nga një turmë e madhe qytetarësh. Balerinët dhe balerinat, bashkë me punonjësit e sektorit publik, kundërshtojnë planin e qeverisë për të eliminuar 40 skema të ndryshme pensionesh dhe për ti zëvendësuar me një të vetëm. Plani i veçantë për operan e Parisit, i lejon balerinët të dalin në pension në moshën 42 vjecare dhe ka hyrë në fuqi që në 1698 nga mbreti Luigj i 14 dhe është mes më antikëve në Francë.
Greva në Francë ka hyrë në javën e tretë të saj dhe ka paralizuar transportin publik në vend duke detyruar edhe operan e Parisit të anulojë shumë shfaqje.