Kuriozitete “Dhuratë për Krishtlindje”, 65-vjeçari vjedh bankën dhe paratë ua dhuron kalimtarëve

“Dhuratë për Krishtlindje”, 65-vjeçari vjedh bankën dhe paratë ua dhuron kalimtarëve

Një 65-vjeçar, me mjekër të bardhë dhe nga pamja shumë i ngjashëm me Babagjyshin, ka grabitur një bankë në Kolorado Springs të Shteteve të Bashkuara.

Sipas dëshmitarëve, pasi doli nga banka, i moshuari ka hedhur në ajër paratë duke uruar kalimtarët “Gëzuar Krishtlindjen”.

65-vjeçari i identifikuar nga policia si David Wayne Oliver, është arrestuar disa momente më pas, ndërsa priste agjentët i ulur në një lokal pranë bankës.

Banka e grabitur

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, 65-vjeçari kreu grabitjen duke kërcënuar se kishte një pistoletë në xhep. Por pas kontrolleve, policia konstatoi se ai nuk posedonte armë. Një pjesë e kalimtarëve janë munduar t’i kthejnë paratë bankës, që raporton për mijëra dollarë të humbura.