Termometri në Villevieille të Francës shënoi sot 45.1°C, duke vendosur edhe rekordin historik në këtë shtet. Komuna që ndodhet në jug të vendit shpalli “alarmin e kuq”, një vendim i marrë gjithashtu për herë të parë në histori, për shkak të temperaturës së nxehtë.
Mbi 4000 shkolla janë mbyllur në Francë dhe njerëzit kanë shpërndarë ujë për personat e pastrehë për të shmangur tragjeditë.
Në të gjithë Evropën, si pasojë e të nxehtit, deri më tani janë regjistruar tetë vdekje, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se temperaturat do të rriten edhe më shumë në ditët e ardhshme.
Tre vetë vdiqën në Francë, tre në Gjermani, një në Spanjë dhe një tjetër në Itali.