Sport Frankfurti luan tenis me Bayernin, humbje turpëruese për bavarezët

Frankfurti luan tenis me Bayernin, humbje turpëruese për bavarezët

Bayern Munchen ka marrë një humbje turpëruese në Bundesliga, ku është mundur me rezultatin e thellë 5-1 nga Eintracht Frankfurt.

Bavarezët e panë veten në vështirësi që në nisje të takimit, ku brenda 35 minutash pësuan 3 gola nga Marmoush, Ebimbe dhe Larsson.

Bayern u përpoq të rihapte lojën me anë të Kimmich, por vendasit reaguan menjëherë dhe gjetën dhe dy herë rrugën e rrjetës.

Tashmë, Leverkusen ka mundësinë të thellojë më tej diferencën në krye të renditjes, kjo edhe pasi Bayern ka një ndeshje më pak, që u shty për shkak të borës.