Politika Rama takon Scholz: Procesi i Berlinit, platforma kryesore për bashkëpunimin në Ballkanin...

Rama takon Scholz: Procesi i Berlinit, platforma kryesore për bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Rama dhe kancelari Scholz në një takim të mëparshëm

Kryeministri Edi Rama ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, në të cilën ka vënë theksin se procesi i Berlinit. Në një njoftim të shkurtër platformën X, Rama shkruan se Shqipëria është shumë e përkushtuar ndaj këtij procesi, për shkak se është e vetmja mënyrë për bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falënderoj sinqerisht Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.

Më herët, Shqipëria dhe Serbia nisën një projekt të ri, Ballkani i Hapur, mirëpo më pas njoftuan kjo nismë do të rresht së funksionuari dhe do të përqendrohen te Procesi i Berlinit, i udhëhequr nga Gjermania.