GJKKO ka caktuar datën 14 Shtator për seancën e parë ndaj Fredi Belerit.
Mësohet se kryebashkiaku i Himarës i cili ende nuk e ka ushtruar detyrën e tij, ka bërë dy kërkesa për leje të veçantë, por burgjet ja kanë refuzuar.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkon gjykimin e Belerit për korrupsion zgjedhor. Pritet që pas 3 ditësh Beleri të jetë i pranishëm në seancë.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit ku doli edhe fitues për Bashkinë e Himarës.
Ai ra në pranga për korrupsion pasiv në zgjedhje, me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, teksa ky i fundit u lirua në fillim të Qershorit, për shkak të gjendjes shëndetësore.
Sipas SPAK, arrestimi i tij erdhi pas një denoncimi në prokurori ku pretendohej se Beleri ofronte 40 mijë Lekë për të blerë 8 vota.