Fredi Beleri ka humbur betejën me një tjetër gjykatë shqiptare.
Ditën e sotme, Gjykata e Lartë ka lënë të pandryshuar masën “arrest me burg”, ndaj kryebashkiakut të ri të Himarës të zgjedhur në zgjedhjet e 14 majit, por që vijon të jetë në burg për shkak të akuzës për korrupsion zgjedhor.
Kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës kërkoi masë më të lehtë sigurie, por Gjykata e Lartë e rrëzoi këtë kërkesë të tij. Që do të thotë se do të vijojë që të qëndrojë në qeli, pa pasur mundësi për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.