Aktualitet Në pranga dy vëllezër shqiptarë, vranë me thikë në zemër bashkatdhetarin në...

Në pranga dy vëllezër shqiptarë, vranë me thikë në zemër bashkatdhetarin në Itali

Mediat italiane kanë publikuar emrat e dy vëllezërve shqiptarë që janë arrestuar për vrasjen e të riut, Albert Deda, 24-vjeç në Padova ditën e diel.

Sipas policisë italiane, të arrestuarit janë identifikuar si: Ilmi Rakipaj 24 vjeç dhe Klinton Rakipaj 19 vjeç.

Sipas autoriteteve italiane të rinjtë dyshohet se qëlluan me thikë në gjoks Dedën duke e lënë të vdekur.

Pista e parë është për larje hesapesh, por nga autoritetet nuk ka asnjë konfirmim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.