Dy të dyshuar si të prekur me virusin e ri vdekjeprurës janë izoluar në spitalin e një anije kroçierë, të ankoruar në portin e Civitavecchia. Burrë e grua nga Hong Kongu të cilët kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe kishin temperaturë të lartë, aktualisht janë nën mbikëqyrjen e mjekëve, të cilët po realizojnë disa teste për të verifikuar nëse bëhet fjalë për koronavirus.
Pasagjerët e tjerë në anijet turistike, rreth 7000, për momentin nuk mund të zbresin prej saj.
Çifti hipi në kroçierë në Savona, disa ditë më parë dhe kishte mbërritur në Itali në 25 janar. Gjatë turit të saj anija kishte ndaluar në Marsejë, Barcelonë, Palma De Mallorca. Për të kontrolluar situatën brenda portit ka ndërhyrë dhe Kapiteneria.
“Jemi duke pritur rezultatet e testimeve të kryera. Të gjitha hapat që duheshin realizuar janë ndërmarrë. Situata është nën kontroll dhe për momentin nuk shihet të ketë motive për t’u shqetësuar në bord”, deklaroi zyrtari i Rojes Bregdetare. Vicenzo Leone.