Paniku nga koronavirusi sjell ngjarje të çuditshme dhe të dhunshme në vende të ndryshme të botës.
Rasti i fundit i raportuar në mediat italiane ka ndodhur në Kaljari.
Një shtetas filipinas është ngatërruar për kinez dhe është ofenduar e dhunuar derisa e kanë detyruar të zbresë nga autobusi.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të enjtes. 31-vjeçari filipinas punonte si kamarier dhe pasi la punën në orët e vota u fut në autobus.
Mirëpo tre të rinj italianë e kanë marrë për kinez dhe e kanë akuzuar fillimisht se ai po iu sillte koronavirusin dhe më pas e kanë goditur duke e zbritur nga autobusi.
I riu emigrant ekonomik në Itali bëri denoncim në polici dhe duhet të qëndrojë 30 ditë në spital nga traumat që ka pësuar.