Kina ka vendosur të ndalojë përkohësisht hyrjen e të huajve në vend prej të shtunës, nga frika e përsëritjes së një vale të dytë infektimesh nga koronavirusi.
Hyrja në Kinë do t’iu ndalohet të gjithë të huajve edhe nëse ata kanë vizë apo leje qëndrimi ndërkohë që do të lejohet vetëm një fluturim ndërkombëtar nga jashtë në jave, me kushtin që dhe ai të ketë vetëm 75% të pasagjerëve të lejuar.
Momentalisht Kina raporton raste të reja me koronavirus vetëm nga personat që hyjnë nga jashtë ndërkohë që në vend për 3 ditë radhazi nuk u raportua asnjë rast i ri.
Ministria e Jashtme kineze reagoi menjeherë për këtë vendim duke sqaruar se ai erdhi pasi përmasave të mëdha që përhapja e koronavirusit ka marrë në vende të ndryshme të botës.
Ndalimi do të aplikohet për të gjithë personat me viza dhe leje qëndrimi, por jo për diplomatët dhe ata me viza të Klasit C. Personat me nevoja emergjente humanitare dhe ata që punojnë në fusha të ndryshme mund të aplikojnë për të përfituar një leje.