Shtyhet për të dielën takimi Tirana-Luftëtari, i programuar fillimisht për t’u luajtur këtë të shtunë, në orën 17:00. Federata Shqiptare e Futbollit, si organizatore e garës ka vendosur që kjo sfidë e “Selman Stërmasit” të zhvillohet 24 orë më pas, pra të dielën, në të njëjtin orar.
Shkak për këtë vendim është protesta e opozitës, që do të zhvillohet këtë të shtunë, në orën 11:00, në kryeqytet. Për arsye sigurie FSHF, në bashkëpunim dhe me dy klubet, ka vendosur që takimi të mos zhvillohet në datën e caktuar.
Indiciet për precipitimin e mundshëm të situatës në dhunë gjatë protestës e kanë shtyrë qeverinë e futbollit që të marrë masat e duhura.
Tirana-Luftëtari konsiderohet një përplasje mes rivalësh, pasi skuadrat ndahen nga vetëm 3 pikë në klasifikimin e përgjithshëm, 24 me 21. Nëse Tirana fiton mund të thuhet se del përfundimisht nga lufta për mbijetesë. Gjirokastritët kërkojnë të tjera pikë me vlerë për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë.