Kuriozitete Fshati i zhdukur 7 mijë vite më parë në Izrael na tregon...

Fshati i zhdukur 7 mijë vite më parë në Izrael na tregon si deti do përpijë bregdete të tëra

Shtatë mijë vjet më parë, shumë kohë përpara se njerëzimi të niste të dëmtonte planetin, detet kërcënuan një komunitet në bregdetin e Izraelit. Fshatarët duhet të mbronin shtëpinë e tyre, kështu që ndërtuan një mur të lartë. Kjo metodë dështoi dhe njerëzit e braktisën fshatin, ndërkohë Deti Mesdhe përmbyti të gjithë ndërtesat dhe territorin. Por dihet që deti e ruan atë që shkatërron. Në det mund të gjejmë shumë copëza të kohëve të lashta. Muri dallohet nën det dhe shkon paralelisht me bregdetin e lashtë.

“Është muri më i vjetër në botë”, tha Jonathan Benjamin, një arkeolog në det në Universitetin Flinders në Australi.

Benjamini dhe kolegët e tij pohojnë në një studim të botuar në revistën “Plos One” të mërkurën e kaluar, se në Detin Mesdhe gjenden gërmadhat e një fshati shumë të vjetër. Vendbanimi i quajtur Tel Hreiz, u zbulua në vitin 1960, kur një zhytës gjeti kocka të njerëzve në det dhe pjesa më ë madhe e fshatit ishte e zhytur 3-4 metra në thellësinë e detit. Gjithçka tërhoqi më shumë vëmendjen në vitin 2012, kur stuhitë e forta të dimrit zhvendosë detin dhe rërën për të zbuluar një pjesë të gurëve. Një stuhi tjetër në vitin 2015 ekspozoi edhe një shtresë të tjerë gurësh.

Benjamin dhe arkeologu detar Ehud Galili, nga universiteti i Haifa në Izrael, thanë se ata debatuan për disa mundësi alternative për atë që muri mund të kishte qenë, një stallë për të mbajtur bagëtitë, një digë, një mbrojtje kundër pushtuesve.

“Asnjë armik nuk pritej nga bregdeti, kështu që muri përdorej për të ruajtur bagëtitë nga mbytja në det”, tha Galili.

Tel Hreiz, kur u krijua për herë të parë, kishte qenë rreth 2.5 metra mbi nivelin e detit. Njerëzit që jetonin atje i përkisnin një shoqërie bujqësore. Ata mbarështonin bagëti, gjuanin drerë dhe kujdeseshin për qen dhe derra. Qindra gropa ulliri të shpërndara në këtë faqe sugjerojnë se këta njerëz dinin të nxirrnin vaj ulliri. Gjetja e copave të drurit, kockave shtazore dhe mbetjeve njerëzore tregon se fshati ka qenë i lulëzuar për disa qindra vjet. Rreth 10-20 familje kanë jetuar atje.

Vendbanuesit e Tel Hreiz nuk mund ta dinin që deti po ngrihej pas asaj që gjeologët e quajnë “maksimumi i akullnajës së fundit”. Në kulmin e epokës më të fundit të akullit, rreth 20,000 vjet më parë, sasi të mëdha akulli u shkrinë. Ndërsa akulli shkrihej, niveli i ujit në oqeane u ngrit.

“Këto shenja paralajmëruese mund të kenë shkaktuar debate të ngjashme me ato që komunitetet bregdetare kanë tani”, tha Benjamin.

Jackson, një ekspert i arkitekturës romake, ka studiuar strukturat e portit në Cezarea, një qytet bregdetar rreth 50 kilometra në jug të Tel Hreiz. Megjithëse Cezarea u ndërtua mijëra vjet më vonë, duke përdorur materiale të ndryshme, Jackson thotë që këto bashkësi ndajnë një “etos të ndërtimit” një frymë “ndërtimi kundër detit”.

Me ritmin e tanishëm të rritjes së nivelit të detit, në vitin 2100 oqeani do të jetë 65 centimetra më i lartë nga sa është. Në vende të tilla si Miami, ku deti është rritur rreth nëntë milimetra në vit që nga viti 2006, normat e rritjes së nivelit janë dyfish, njësoj me ato që u përballën njerëzit e Tel Hreiz.

“Ata u përpoqën ta shpëtonin vendin e tyre  dhe përfundimisht ata e braktisën dhe ky është një mësim nga e kaluara jonë se mund të na ndodh kështu”, tha Benjamin./The Washington Post