Konfirmimi i një çifti me koronavirus në fshatin Mbërs të Roskovecit ka izoluar të gjithë fshatin.
Për të monitoruar situatën në hyrje-daljet e fshatit Mbërs janë vendosur dy postblloqe policie.
Bashkia Roskovec ka njoftuar se lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve të autorizuara për furnizimet bazë ushqimore të fshatit, të cilat po ashtu janë nën kontroll të rreptë të policisë.
Kryeplaku i këtij fshati, Behar Lamaj siguron se është bërë dezinfektimi i ambienteve publike ndërsa thotë se është e domosdoshme edhe një makinë në dispozicion të pensionistëve.
“Nga ana e bashkisë është bërë dezinfektimi i infermierisë, i kopshtit të fëmijëve, i rrugëve të fshatit. Problemi në fshat është që kemi ca pensionist që duan të marrin ilaçet, do t’i kërkojmë bashkisë që të vejë një makinë në dispozicion për ndihmën e këtyre pensionistëve që nuk kanë as fëmijët këtu”.