Aktualitet Fshehën ngjarjet kriminale, pezullohen nga detyra 7 policë në Durrës

Fshehën ngjarjet kriminale, pezullohen nga detyra 7 policë në Durrës

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka pezulluar 7 policë të cilët kishin favorizuar kultivimin e kanabisit, ndërtimet pa leje, kishin manipuluar apo fshehur ngjarje kriminale, kishin penguar zbulimin e fakteve dhe të vërtetës apo nuk kishin raportuar fare këto ngjarje.

Efektivët e pezulluar janë Xh.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme, S.D., Ndihmës/specialist për Rendin, M.C., Ndihmës/specialist për Rendin, N.S., Ndihmës/specialist për Rendin, K.D., Ndihmës/specialist për Rendin, D.S., Ndihmës/specialist për Rendin, F.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

Hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundraligjshme të këtyre subjekteve dhe të subjekteve të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.