Extra I vetmi që mungonte! Aktori i serialit “Friends” iu bashkohet miqve në...

I vetmi që mungonte! Aktori i serialit “Friends” iu bashkohet miqve në Instagram

Seriali i famshëm “Friends” është ndër të preferuarit e publikut, i cili megjithëse serinë e tij të fundit e ka transmetuar që në vitin 2004 në ekran, vazhdon të ndiqet në platforma të tjera.

Aktorët e serialit u kthyen në emrat më të njohur e të pëlqyer, të cilët pas kaq shumë vitesh vazhdojnë të ngjallin kuriozitet tek publiku.

Ata ndiqen nga një numër i madh fansash në rrjete sociale dhe i vetmi që i mungonte, aktori Matthew Perry, i është bashkuar së fundmi miqve të tij.

Ai ka hapur një llogari në Instagram dhe këtë e ka bërë të ditur mikesha e tij dhe gjithashtu aktore në “Friends”, Lisa Kudrow.

Lisa ka publikuar një foto me Matthew, duke i uruar mirëseardhjen kolegut të saj.

“Më në fund! Po! S’mund t’i besoj syve! Mirë se erdhe në Instagram!”- shkruan ajo duke etiketuar llogarinë e aktorit, ku ende nuk është publikuar asnjë foto.

Tërhoqi vëmendjen bio e Matthew, i cili ka shkruar: “Çfarë është kjo? Adresa ime e Instagram-it?”