Akademiku Artan Fuga, përmes një shënimi në rrjetin social Facebook ka analizuar qasjen e lëndëve narkotike në Shqipëri duke deklaruar se pa drogën nuk do ta luftonim dot drogën!
Postimi i plotë:
Unë, në shpjegimin e dukurive shoqërore në Shqipëri jam partizan i funksionalizimit të Robert K. Merton.
Aty te librat e tij e kam kokën!
Pra me pak fjalë në këtë pozicion për të cilin paguhem si rrogtar i shtetit nuk më duhet fare nëse një ngjarje apo dukuri është e mirë apo e keqe, por vetëm përse ndodh dhe çfarë funksioni kryen.
Pastaj të qaj përsipër e të uluras di edhe unë, por nuk është puna ime!
E dinë shqiptarët që pa qarkullimin e drogës shteti nuk do të kishte lekë as për të paguar policët që luftojnë kundër ekonomisë së drogës!!!
Këtu më kanë çuar studimet e mia!
Ju duket paradoks?
Nëse nuk ju duket dhe dini si ta shpjegoni, më thoni që të mos e botoj kot në vjeshtë te shtëpia botuese PAPIRUS librin tim:
Origjinat e pasurisë, pronës, pushtetit
(në Shqipërinë post-totalitare)
Pa drogën nuk do të kishim lekë të paguanim as policët që luftojnë kundër ekonomisë kriminale të bimëve narkotike!
Të tjerat janë llogje, jo e lagu jo nuk e lagu!
Mos kujtojë njeri që unë justifikoj ekonominë kriminale, atë mortje, por faktet duhen thënë!