Johnny Depp ka fituar gjyqin ndaj për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, të cilën e paditi për pretendimet e saj abuzim në familje.
Anëtarët e jurisë vendosën se deklaratat e Amber Heard për martesë ishin “të rreme” dhe përcillnin “një implikim shpifës”. Ata zbuluan gjithashtu se ajo kishte vepruar me “keqdashje të vërtetë”. Gjykata vendosi që Johnny Depp duhet të marrë 15 milionë dollarë dëmshpërblim nga Amber Heard – 10 milionë dollarë për dëmet kompensuese (që synojnë të kompensojnë palën e dëmtuar, pra Depp) dhe 5 milionë dollarë për dëmet ndëshkuese (që jepen për të ndëshkuar një keqbërës, pra Heard).
Gjithashtu gjykata vendosi që Amber Heard duhet të marrë 2 milionë dollarë për dëm kompensues sepse avokati i Depp, Adam Ëaldman, ka shpifur për Amber Heard.
Heard reagoi e zhgënjyer për vendimin: “Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Mali i provave që kisha nuk qe mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim.
Jam dhe më e zhgënjyer për mesazhin që përcjell ky vendim për gratë e tjera. Është një kthim prapa, kur një grua që fliste, turpërohej. Më vjen keq që e humba këtë çështje. Por jam akoma më e trishtuar se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane, të flas lirshëm dhe hapur”.
Ndërsa Deep, në një deklaratë pas vendimit kujtoi se “gjashtë vjet më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mi, jeta e njerëzve më të afërt me mua, si dhe jeta e njerëzve që për shumë e shumë vite më kanë mbështetur dhe besuar në mua, kanë ndryshuar përgjithmonë. Juria më ridha jetën”.