Extra Johnny Depp fiton gjyqin kundër Amber Heard

Johnny Depp fiton gjyqin kundër Amber Heard

Gjykata e Fairfax në Virxhinia i ka dhënë të drejtë Johnny Depp: ish-bashkëshortja e Amber Heard ka shpifur. Është një fitore dërrmuese ajo që mori ish-‘Pirati i Karaibeve’ që sipas gjykatës (kundërpadia e Heard) nuk ka shpifur për ish-gruan e tij.

Juria doli në përfundimin se Heard ka shpifur ndaj Depp në një artikull të Washington Post të vitit 2018, në të cilin ajo shkruante se ishte “një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje”.

Sipas trupës gjykuese pretendimet e Heard nuk mund të provoheshin.

Juria stabilizoi edhe kompensimin për Depp nga ana e Amber që duhet t’i paguajë ish-burrit 15 milionë dollarë. Por fitorja vlen shumë për Hollywoodin, pasi Johni tani është pastruar nga akuzat si dhunues, ndërsa Amber Heard rezulton shpifëse.

Ndërsa juria lexoi vendimin, jashtë sallës së gjyqit fansat e Depp festonin.

Johnny Depp nuk ishte i pranishëm në gjykatë gjatë leximit të vendimit, pasi ishte në një koncert në Angli.

Johnny Depp hodhi në gjyq Amber Heard pasi kjo e fundit në një artikull për Washington Post në vitin 2018 – ku e përshkruante veten si viktimë e abuzimit në familje – është shpifës dhe se Heard është abuzuesja e vërtetë. Depp kërkonte 50 milionë dollarë dëmshpërblim. Kundërpadia e ekipit të Heard kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim.