Ekonomi Furtuna “Balluku”: Shkarkohet drejtori i KESH, ja kush e zëvendëson

Furtuna “Balluku”: Shkarkohet drejtori i KESH, ja kush e zëvendëson

Vazhdon furtuna nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sot është shkarkuar nga detyra drejtori i KESH Agron Hetoja. Ndërkohë që Benet Beci emërohet drejtori i ri i KESH.

Ish-Drejtori Ekzekutiv prej 13 vjetësh i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, FSHZH, ka pranuar propozimin e kryeministrit Rama për të drejtuar një tjetër institucion strategjik, siç është Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.

E pranova me kënaqësi këtë propozim si shenjë të besimit, por si mundësi që përvojën time prej shumë vitesh si menaxher dhe drejtues, ta zbatoj edhe në një sektor tjetër strategjik, siç është KESH”, ka thënë Beci pas emërimit drejtor i Korporatës Elektronergjetike Shqiptare.

Që prej vitit 2005 Benet Beci është drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i krijuar në vitin 1993 me fonde të donatorëve të huaj me mision zbutjen e varfërisë në zonat rurale.