Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka firmosur sot ndryshime në radhët e prokurorive në rrethe.
“Në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut tek ky institucion, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshime ne prokurorinë e Elbasanit, Fierit dhe Kukësit”, njofton zyra për media e Prokurorisë së Përgjithshme.
Njoftimi i plotë
Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,
Dritan Gina, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, caktohet prokurori Ardjan Nezha.
Pali Deçolli, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, caktohet prokurori, Fatmir Lushi.
Artur Ismailukaj, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, caktohet prokurori, Alketa Nushi.