Aktualitet Luftë në prokurori/ Gashi e padit, por kryeprokurorja Marku i shkarkon edhe...

Luftë në prokurori/ Gashi e padit, por kryeprokurorja Marku i shkarkon edhe bashkëshortin

Kryeprokurorja Arta Marku ka shkarkuar sot drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina.

Ai është caktuar prokuror në Tiranë.

Kjo është lëvizja e radhës e Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, që deri tani ka bërë disa spostime në prokurori në qare të ndryshme.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, e cila deri pak ditë më parë mbante postin e drejtores së njësisë së dekriminalizimit dhe marrëdhënieve me jashtë, ndërsa ditën e sotme paditi për shkarkimin kryeprokuroren Marku.

Në padinë e dorëzuar në Gjykatën Administrative, Rovena Gashi kundërshton urdhrin e lirimit të saj nga pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë.

Këtë vendim Gashi e quan “të pavlefshëm”

Padia e Gashit, argumentohet me faktin se Prokurorja e Përgjithshme e ka larguar pa motivacion.