Një grup fotografësh, të udhëhequr nga kanadezi Jeffery Wu, mbërritën në brigjet e lumit Tlek në Kenia, në pritje për të gjetur momentin dhe vendin për të realizuar fotot perfekte.
Ata zbuluan një grup prej 5 gepardësh dhe i ndoqën për 6 orë me radhë. Më në fund erdhi momenti, në fushën e vdekjes kishte një pre dhe një nga grabitqarëve u hodh menjëherë në sulm.
Tashmë ishte momenti i tyre dhe grupi i fotografëve realizuan një set fotografik të jashtëzakonshëm te sulmit të gepardit ndaj antilopës që ishte futur në territorin ku nuk kishte asnjë shpresë për të dalë e gjallë!