Mes biznesit dhe industrisë së muzikës, Rihanna duket se po ia del shumë mirë.
Madje, 31-vjeçarja po arrin t’i ndërthurë të dyja e të nxjerrë një produkt që çdo ditë e më shumë po pëlqehet në të gjithë botën.
Rihanna përdor shpesh imazhin e saj për të promovuar produktet e linjës së saj të kozmetikës “Fenty Beauty”. Ylli i muzikës kështu ka vepruar edhe së fundi.
Ajo ka shpërndarë disa foto, por edhe video në llogarinë e saj të Instagramit, nga klipi promovues i produktit të saj të fundit.
Rihanna dukej e mrekullueshme teksa ekspozonte edhe format e saj, por ajo që ka rënë në sy ka qenë edhe fustani i 32-vjeçares.
Ai është ndërtuar me një rrjetë metalike në ngjyrë ari, i cili i nxirrte në pah edhe format.
Fustani ka një vlerë në treg nga 6 mijë e 500 dollarë në 7 mijë e 500 dollarë.