E gjithë bota e futbollit është në mbështetje për Iker Casillasin.
Portieri spanjoll i Portos u shtrua me urgjencë në spital pas një problemi kardiak (infarkt i miokardit), pas stërvitjes së ditës së sotme me ekipin.
Të menjëhershme reagimet në rrjetet sociale nga ana e personazheve të njohur të botës së sportit.
“Një përqafim për Casillas! Forca Iker”, shkruan tenisti spanjoll, Rafa Nadal.
“U shërofsh sa më shpejt, miku im”, lexohet në mesazhin e futbollistit të Real Madrid, Gareth Bale.
Ndërkohë, Cristiano Ronaldo thekson: “Shpresoj që të rekuperohesh shpejt”.