Një lajm i trishtë për futbollin shqiptar teksa ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare, ish-kapiteni i Tiranës, Nuri Bylyku. Legjenda e bardhebluve mbahet mend për rolin e tij në fitimin e disa titujve për kryeqytetasit nga viti 1960-70 teksa Bylyku ishte shumë i lidhur me fanellën e kryeqytetasve.
Madje, edhe pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur qëndroi pranë familjes së tij bardheblu duke pasur detyra drejtuese në poste të ndryshme si trajner apo shef i klubit.
Ndërkohë, për Bylykun reagoi edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili shprehet se futbolli shqiptar humbi një ikonë me shumë vlera dhe që jetën ia dedikoi futbollit.