Extra Fyeu Erdgoanin, aktorja përballet me pasojat e rënda

Fyeu Erdgoanin, aktorja përballet me pasojat e rënda

Gjykata Supreme e Apelit në Turqi ka miratuar të Premten dënimin me 11 muaj e 20 ditë burg për këngëtaren dhe aktoren turke, Zuhal Olcay, për fyerje publike ndaj Presidentit të vendit, Rexhep Taip Erdogan.

Gjithçka kishte nisur me një denoncim në numrin telefonik të policisë. Sipas denoncuesit, Olcay, më 5 Gusht 2016, teksa performonte në një skenë në Kadikoy të Stambollit kishte bërë një veprim me dorë që përmbante fyerje ndaj Presidentit Erdogan.

Pas hetimeve paraprake, prokuroria kërkoi 1 vit e 2 muaj deri në 4 vite e 8 muaj burg për artisten që akuzohej për “fyerje publike” ndaj Presidentit.

Fillimisht, Olcay u dënua me 10 muaj burg, ndërsa pas apelimit, dënimi iu shtua në 11 muaj e 20 ditë burg, por implementimi i vendimit shtyhej.

Ky vendim u apelua nga avokatët e kreut të shtetit turk, të cilët çështjen e dërguan në Gjykatën Supreme të Apelit, e cila sot miratoi dënimin.

Sipas Haberturk, Olcay duke ka shprehur pendesën për veprimin e saj duke theksuar se “ishte një veprim impulsiv.”

Aktorja dhe këngëtarja 61-vjeçare ka luajtur në më shumë se 15 seriale që prej vitit 1980. Roli i saj i fundit është ai i Sureyasë në serialin “Shoqëria e Lartë”.