Shëndet Gabimet në larjen e duarve dhe efektet anësorë të xhelit desifektant

Gabimet në larjen e duarve dhe efektet anësorë të xhelit desifektant

Larja e duarve është shumë e rëndësishme, jo vetëm në kohën e Koronavirusit, por në çdo kohë. Në këto ditë kemi dëgjuar shpesh këshillën për të larë duart, dhe ne e kemi bërë. Problemi është se ndonjëherë bëjmë disa gabime të cilat mund ta bëjnë të pavlefshëm procesin e larjes së duarve.

4 gabimet më të shpeshta gjatë larjes së duarve:

Është shumë e rëndësishme mënyra se si i lajmë duart, jo vetëm shpeshtësia. Për shembull nëse lani 15 herë duart pa ndjekur rregullat, nuk ka të njëjtin efekt si ti lani 5 herë, por duke ndjekur udhëzimet e një pastrimi të plotë.

Koha

Larja e duarve nuk është një proces që kërkon vetëm 5 sekonda, duhen të paktën 40 deri në 60 sekonda për të eleminuar virusin që qarkullon në duar.

Peshqiri

Duart është mirë t’i thani menjëherë pasi i lani, por nuk duhet të përdorni peshqirë të njëjtë me të tjerë, secili duhet të ketë peshqirë personal.

Procesi i larjes

Procesi i larjes është shumë i rëndësishëm, kombinimi i ujit me sapunin. Ujë i ngrohtë në fillim, më pas sapuni që ndihmon në eleminimin e baktereve dhe në fund mbyllja e rubinetës me pecetë.

Abuzimi me xhelin desifektant

Përdorimi i tepruar i xhelit desifektant nuk është zgjidhje e duhur. Një studim i publikuar në 2007 ka vënë në dukje se përdorimi i xhelit mund të sjellë probleme për shëndetin, sepse vret antitrupat dhe ul sistemin imunitar.