Sport Galliani ironizon Icardin: Eja te Monza!

Galliani ironizon Icardin: Eja te Monza!

Prej thuajse një viti Mauro Icardi është në “menynë” e përditshme të medieve sportive, Më shumë se për golat e tij, flitet për të ardhmen e sulmuesit, për rinovimin e kontratës me Interin apo për ofertat në drejtim të tij. Në këtë aspekt, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e tij, Wanda Nara, ia ka dalë mbanë t’ia shkatërrojë karrierën.

Icardi duket se i ka mbetur në derë Interin, sepse, nga 110 milionë që vlerësohej kartoni i tij para një viti, sot ofrojnë më pak se gjysmën e kësaj shume.

Pjesë e debatit për të ardhmen e Mauritos është bërë edhe Adriano Galliani, drejtuesi i lartë i Monzas (president është Silvio Berlusconi). 75-vjeçari nuk e kursen sarkazmën kur pyetet për Icardin: “Është një “pykë” që më intrigon shumë, jam i bindur se mund të bëjë shumë mirë, kudo që të luajë. Nëse do të pranojë të vijë te Monza, s’do të bezdiset as më shpërnguljen nga Milano, se jemi shumë afër.”