Jeta e tij ka qenë e gjitha mes Monza-s dhe Milanit, teksa sot flet si drejtues i ekipit bardhekuq të Monza-s.
Mbetet ndër drejtuesit e merkatos më të mëdhenj në histori. Një sërë operacionesh të madhërishme, por edhe disa të prishura nga Berlusconi, që ishte bosi kuqezi. Adriano Galliani, me rastin e hapjes së merkatos, tregoi një anekdotë mbi merkaton.
Episodi ka të bëjë me transferimin e Roberto Baggios nga Fiorentina te Juventus.
Me atë rast, Djalli ishte me të vërtetë një hap larg nga kampioni italian:
“Baggio nuk erdhi në Milano në 1990 pas një bisede midis Agnelli-t dhe Berlusconi-t. Unë tashmë kisha nënshkruar me Caliendo (agjent i Baggio në atë kohë) dhe në atë moment avokati na telefonon dhe helikopteri i tij arrin pak më vonë”.
Galliani vazhdon: “Shkojmë te Corso Marconi dhe avokati Agnelli i kërkon Berlusconit ta lërë Baggio, sepse mund të vazhdonte fitonte vetëm ai. Unë bërtita, nuk doja të më ikte Baggio, por Berlusconi i dha fjalën avokatit dhe Baggio shkoi te Juventusi”.
Pavarësisht përpjekjes së Gallianit për kundërshtim, Divin Codino pastaj kaloi te Bianconerët ku ai luajti për pesë vjet, duke mbledhur 200 paraqitje dhe 115 gola në përgjithësi.
Vetëm në vitin 1995 rrugët e Baggio dhe Milan u bashkuan dhe për dy vjet sulmuesi veshi fanellën kuqezi (67 paraqitje dhe 19 gola).