Kohët e fundit shumë vende kanë nisur të forcojnë kapacitetet e tyre ushtarake dhe në funksion të kësaj kanë vënë në dispozicion shuma të mëdha parash nga buxhetet e tyre.
Një vendim të tillë e ka marrë ditët e fundit dhe Greqia, parlamenti i së cilës miratoi së fundmi një kontratë me Francë për blerjen e 18 avionëve luftarakë “Rafaele”, 6 prej të cilëve do të jenë të rinj, ndërsa 12 të tjerë të përdorur.
Ministri i Mbrojtjes, Nikos Panayotupulos në një deklaratë pas votimit dha se ligji i miratuar nga parlamenti përcjell një mesazh të qartë në të gjitha drejtimet.
Më herët ishte raportuar se grupi i parë i avionëve luftarakë francezë do të merrej në dorëzim në korrik, ndërsa tani mësohet se të gjithë do të shkojnë në Greqi brenda vitit 2023.