Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH) kanë hyrë edhe tre kandidatë të tjerë.
Krahas Skënder Bruçajt dhe Ylli Gurrës, futen në garë edhe Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH; Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjes.
Garon për postin e kryetarit edhe Gëzim Abdishahi, inspektor i xhamive në KMSH dhe imam i Golemit.
Burime nga KMSH thanë për Top Channel se kandidati Ylli Gurra pritet të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e KMSH-së për shkak se, sipas tij, ka pamjaftueshmëri kohore e futjes së 4 kandidatëve vetëm disa orë para procesit.
Myftiu Gurra mendon se është kohë e shkurtër për të paraqitur programet para antarëve të Këshillit.