Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall të mërkurën listën me emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga gara për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Pritet që institucioni i ri i drejtësisë të nisë punën në shtator me më pak se 10 prokurorë, edhe pse pas procesit të intervistimit do të përzgjidheshin 15 prokurorë.
Por, mosplotësimi i pesëmbëdhjetëshes, për shkak se kriteret e vendosura në garë kanë qenë të forta për çdo kandidat, KLP pranon se do të rihapë garën për kandidatët e rinj, deri në formimin e strukturës me 15 prokurorë. Lista me emrat e kandidatëve që janë kualifikuar, bashkë me pikëzimin, do të bëhen publike nga këshilli, duke i dhënë fund hamendësimeve se kush prokurorë do të jenë pjesë e SPAK.
Disa nga emrat e përfolur janë Edvin Kondili, ElisabetaYmeraj, Vladimir Mara, Anton Martini, Dritan Prençi, Altin Dumani, Doloreza Musabelliu dhe Besim Hajdarmataj. Rregullorja e Këshillit përcakton datën 16 si afatin e fundit për përzgjedhjen e kandidatëve prokurorë dhe kryetari i këtij këshilli përcakton detyrat e tij.