Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit pritet që të mërkurën të nisë ditën e parë të punës.
Detyra e parë e KLP-së do të jetë hapja e garës për prokuror të përgjithshëm duke qenë se Arta Marku e ushtron këtë funksion përkohësisht.
Këshilli i Prokurorisë ka rol vendimtar në përzgjedhjen e 3 kandidaturave, të cilat i rendit në bazë të kritereve duke ia çuar për votim parlamentit.
Nëse kuvendi nuk e zgjedh dot me tre të pestat brenda 30 ditëve atëherë kandidatura që është renditur e para nga këshilli quhet i emëruar.
Prokurori i ri i përhershëm do të kenë mandat 7-vjeçar dhe emrat që do të garojnë duhet së paku të kenë kaluar vettingun, të jenë diplomuar në shkollën e magjistraturës ose të kenë doktoraturë si dhe të kenë 15 punë në sistemin e drejtësisë.
Këto kritere i plotëson edhe drejtuesja aktuale e prokurorisë Arta Marku, që ka shanse të rizgjidhet në krye të organit të akuzës.
Një kandidaturë tjetër e fortë është edhe Adnan Xholi, i cili edhe pse nuk ka mbaruar magjistraturën ka gradë shkencore në fushën juridike.
Në listën e Prokurorëve që plotësojnë kriteret janë edhe Besnik Muçi, Sokol Stojani dhe Arben Dollapi.
Gara për zgjedhjen e Prokurorit të ri hapet në Janar kur edhe të lëvrohet fondi për këtë institucion të ri.