Teksa kryeministri Edi Rama po fliste në Kuvend, kreu i PD-së, Lulzim Basha është çuar nga vendi dhe i është afruar në foltore të merrte fjalën.
Rama: Pse çohesh, mos u ço, nuk kam mbaruar unë.
Basha afrohet te foltorja, ndërkohë që garda rrethon Ramën.
Rama- Gardës: Ikni çuna, uluni çuna!
Rama-Berishës: Malli është ndjenjë njerëzore Sali, Sali, e kapi papritur një mall dhe me erdhi përballë dhe u emocionova, por unë nuk e lija ta merrte fjalën para teje, para teje unë atij nuk ia lija fjalën. Se na hidhet Flamuri nga ballkoni i SHQUP po të mos merrje fjalën ti. Ia dhe fjalën? Fjalën e ke.
Rama-Ruçit: Gramoz, vetëm Saliu ka ngelur nga PD këtu. Po fole ti Sali une ika. Po fole ti unë pushoj.