Gjermania do të legalizojë kanabisin së shpejti. Lajmi erdhi pasi vendi u bë me kancelar të ri pas 16 vitesh “mbretërimi” të Angela Merkel.
Koalicioni i ri qeverisës njoftoi se kanabisi do të shitet tek të rriturit nëpër dyqane të licencuara, 4 vite pasi Gjermania vendosi të ligjëronte edhe marijuanën për qëllime mjekësore.
Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, Gjermania me rreth 83 milionë banorë do të bëhet tregu më i madh i kanabisit në botë.
Aktualisht në BE janë vetëm Holanda dhe Luksemburgu që kanë legalizuar përdorimin e kanabisit për rekreacion nga ana tjetër janë disa shtete që lejojnë përdorimin e bimës narkotike në mjekësi.
Gjermania aktualisht lejon përdorimin e bimës narkotike për të gjithë të sëmurët që janë të konsultuar me mjekun dhe nuk kanë asnjë terapi alternative.